Varroset në Pidiq të Gjilanit 15 vjeçari që e mbyti rryma (VIDEO)

Për shokun që i la një ditë më parë, kishin shumë lot e dhimbje.

Bashkëmoshatarët e 15 vjeçarit I.D nga Pidiqi i Gjilanit, u mblodhën në oborrin e shkollës për t’ia dhënë atij lamtumirën e fundit.

I ndjeri dyshohet se pasditen e së shtunës teksa po ndihmonte babanë të pastronte një hapësirë në një restorant, fare pranë shtëpisë, ka rënë në kontakt me rrymën, e cila i shkaktoi plagë të rënda.

E në Emergjencën e Gjilanit arriti pa shenja jete.

loading…