Pranë shokëve bashkëluftëtarë në Kompleksin Memorial të Dëshmoreve në Gllogjan, sot u varros Kolonel Musë Krasniqi nga Juniku.

Ai u varros me nderime ushtarake dhe me pjesëmarrjen e shumë bashkëluftëtarëve, komandantëve, familjarëve e shumë qytetarëve nga të gjitha viset shqiptare, shkruan Ballkani.info.

Ai sot u nda vetëm fizikisht, por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm. /Ballkani.info/