Sot iu dha lamtumira e fundit Faik Dodës, komandantit të UÇK-së në Baballoq, profesorit të përkushtuar dhe kontribuesit të madh të çështjes kombëtare.

Përmes një postimi, bashkëluftëtari i tij, Florim Mataj, e kujtoi si një burrë të fjalës dhe të veprës, që në luftë udhëhoqi me guxim e vendosmëri, ndërsa në arsim formoi breza të tërë me dije dhe dashuri për atdheun.

Ai theksoi se kontributi i Faik Dodës për lirinë dhe çështjen kombëtare ishte i madh dhe i pandërprerë, ndërsa ndarja nga jeta e tij lë pas dhimbje të thellë, por edhe krenari për veprën që la.

“I paharruar qoftë kujtimi i tij”, përfundon postimi i Matajt.