Varroset mësuesja 24-vjeçare nga Mitrovica

Iu është dhënë lamtumira e fundit, mësueses 24-vjeçare nga Mitrovica, Lindita Preteni e cila ka vdekur në orët e para të mëngjesit sot në rrethana ende të paqarta.

Varrimi i të ndjerës është bërë para disa minutave në varrezat e qytetit të Mitrovicës në Shipol.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale nga shkolla ku kishte punuar Preteni si dhe familjarët e saj.

Një numër i madh i njerëzve ndërkaq sot kanë marrë pjesë në varrim.