Varroset Leonora Gjotaj Kolmekshaj që vdiq në aksidentin tragjik

Në varrezat e fshatit Lipovec të Gjakovës këtë të mërkurë u varros edhe trupi i pajetë i Leonora Gjotaj Kolmekshaj e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kunati i Leonorës, Gëzim Komekshaj, mes lotëve tha se kjo ditë është shumë e dhimbshme dhe e vështirë teksa tha se e ndjera pas vetës ka lënë dy djem të cilët ishin së bashku më të në autobus në momentin tragjik.

“Për ne është ditë e dhimbshme sepse ishte kunatë e mrekullueshme. Qenka shumë e vështirë por duhet ta përballojmë. I ka lënë dy djem, të cilët ishin më të në autobus por që për fat të dy kanë shpëtuar”, tha ai për KP.

Në ceremoninë e varrimit mori pjesë edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili u shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të viktimave duke thënë se tëra çfarë duhet bërë është që të shpresojnë që raste si kjo të mos përsëritën më.