Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë e një tjetër është plagosur.

Personi që ka mbetur i vdekur është 62-vjeçari, Naser Gashi.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e Prishtinës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit 62-vjeçarit, Naser Gashi.

Kujtojmë se personi që ka mbetur i plagosur nga ky rast është 41-vjeçari, Miftar Miftari.

Ndërkaq, deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.