LAJMI I FUNDIT

Varroset 18-vjeçari i cili u rrah për vdekje në Podujevë

Në varrezat e qytetit në Podujevë i është dhënë lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë.

Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të kësaj ane.