Varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës po qe humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci po varrosen sot në vendin e tyre tyre të lindjes.

45-vjecarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’I mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slovonski Brod të Kroacisë.

Mes dhimbjes e lotëve para pak castesh atyre iu dha lamtumira e fundit.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.