Varrimi i viktimave të aksidentit në Mramor

Tre viktimat e aksidentit në Mramor janë varrosur në Ponesh, familjarët kërkojnë drejtësi

Shtëpia e Osman Shalës është mbushur me njerëz.

Veçse këtu për t`i pritur më nuk është vetë ai, as djali i tij Agroni e as nëna e tij Arife Shala.

Tre anëtarët e familjes Shala  nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit ndërruan jetë në aksidentin tragjik të ndodhur në Mramor të premten mbrëma.

Në aksident ndërroi jetë edhe mbesa e familjes Shala, Elfete Rashiti, 65-vjeçare.

Në oborrin e shtëpisë u sollën arkivolët e të ndjerëve që më pas do varroseshin në varrezat e fshatit, raporton T7.

Dhimbja ishte e madhe.

Banorë nga gjithë fshatrat përreth kishin ardhur në varrimin e tre antarëve të familjës Shala.

Nga këtu trupat e të ndjerëve i nisën për në Xhaminë e fshatit .

Merzia i kaploi edhe më shumë djemtë tjerë ta familjës Shala teksa në oborrin e xhamisë shihnin trupat e babait, vëllaut e të gjyshës.

I gjithë fshati u mbush me njerëz të cilët po i bashkangjiteshin ceremonisë mortore.

Duke ruajtur kujtimet më të mira për familjarët, të afërmit lënë dikë fajtor për krejt atë që ndodhi.

Madje kërkojnë që institucionet ta marrin seriozisht hetimin e rrethanave se si ndodhi aksidenti.

Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të komunës së Gjilanit dhe Prishtinës.

Tre antarët e familjës Shala u varrosen nen dhimbjen e madhe.

Kur shumica e njerëzve tashmë kishin shkuar e ceremonia e varrimir përfundoi djemtë e vajzat e familjës Shala qëndruan edhe më tutje pranë varreve të babait, vëllaut e të gjyshës.