Varrimi i kryeprokurorit Selimaj nuk do të monitorohet nga Policia, pritet grumbullim i njerëzve

Dje ka vdekur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Varrimi i Selimajt do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Në këtë varrim do të mblidhet një numër i madh i njerëzve që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Selimajt.

Megjithatë Policia rajonale në Gjakovë nuk do t’i mbikqyrë procedurat e varrimit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili tha se nuk kanë urdhër që të monitorojnë zbatimin e masave gjatë varrimit të Selimajt.

“Nuk kemi patrollë për monitorimin e varrimit të kryeprokurorit. Secilit i mbetët përgjegjësia individuale. Nuk do ta monitrojmë fare. Nuk kemi urdhër që të monitorohet”, ka thënë Gjurkaj.

Kujtojmë që në shumë ceremoni të varrimit Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin kanë monitoruar zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.