Varrezat e martirëve në Fushë Kosovë mbulohen nga uji

Sa herë që ka të reshura në Komunën e Fushë Kosovës, shumë pjesë të saj vërshohen nga uji, raporton KTV.

Reshjet e fundit të shiut kanë sjellë në këtë gjendje varrezat e martirëve në këtë komunë.

Banorët thonë se Komuna, ndonëse ka investuar në rregullimin e varreve, nuk e ka menduar siç duhet punën e kanalizimit.
Në Komunën e Fushë Kosovës thonë se gjendje e tillë sa herë që ka të reshura, bëhet edhe nëpër pjesë të tjera të qytetit, e jo vetëm te varrezat.

Derisa banorët nëpër rrjete sociale kanë publikuar fotografi, duke kritikuar komunën për moskujdes ndaj varreve.