Varhelyi pas takimit me Bislimin: Diskutuam për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se temë kryesore e takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ishte aplikimi i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Varhelyi ka bërë të ditur se Bislimin kanë folur për aplikimin e afërt të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Aplikimi i afërt i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE ishte temë e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi.