Edi Rama

VIDEO| Varhelyi ngatërron rrugën, Rama shkrihet së qeshuri – Çfarë s’u pa nga pritja e liderëve

Kryeministri Edi Rama priti sot liderët e Ballkanit Perëndimor për samitin në Tiranë, ku në fokus ishte plani i rritjes ekonomike të 6 vendeve të rajonit.

Në samitin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kreu i qeverisë shqiptare ka takuar me radhë krerët e shteteve të rajonit, ku sërish ka marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ishte edhe në samitin për Ukrainën.

I pranishëm gjithashtu ka qenë edhe Komisioneri Zgjerimit, Oliver Varhelyi i cili në një moment ka ngatërruar rrugën, çka ka shkaktuar edhe të qeshura mes tij dhe kreut të qeverisë.

@ballkani.info Komisioneri evropian humb rrugën, Edi Rama “shkrihet” së qeshuri 😂😂 #edirama #tirana #komisioneri #rama #shqiperia #shqipe ♬ original sound – Ballkani.info