Varhelyi: Mirëpres marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, negociatat duhet të vazhdojnë

Oliver Varhelyi, komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur gjatë ditës së djeshme mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Komisioni me anë të një postimi në Twitter, e ka mirëpritur lajmin për marrëveshjen të arritur mes dy shteteve.

Ai ka thënë edhe se negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Varhelyi.