Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka folur pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Varhelyi po thotë se Kosovës i duhet domosdoshmërish një qeveri stabile dhe e fuqishme, e cila nuk do humbet kohë përr Kosovën e cila po i kushton shumë.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse mendon që nëse duhet mbajtur zgjedhjet e reja apo nëse ekziston diçka që do ta thyente bllokadën në Prishtinë, ai ka thënë se shpreson që “të gjitha partitë politike, bashkë me presidentin, do të mund të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme”.

“Nuk më takon mua të ofroj mundësi. Mendoj se ata janë të angazhuar plotësisht tani. Ata kanë kërkuar edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, jam i sigurt se udhëheqësia politike në Kosovë do të jetë e gatshme për të gjetur zgjidhje të prekshme”.

Megjithatë ai ka thënë se “koha që po humbet është shumë e vlefshme”.