Mbrojtësi francez

Varane synon të pensionohet te Real Madridi

Raphael Varane pritet që ta kalojë tërë karrierën e tij me Real Madridin.

Mbrojtësi francez thuhet se i ka treguar Sergio Ramosit që do të qëndrojë në “Bernabeu” dhe të vazhdojë partneritetin e tij me kapitenin spanjoll.

Varane vlerësohet shumë nga presidenti Florentino Perez, pasi nga ai priten edhe shumë gjëra të mëdha në vitet e ardhshme.

Francezi erdhi te Real Madridi nga Lensi në vitin 2011, dhe deri më tani ka 252 paraqitje, 10 gola e gjashtë asistime.

Brenda këtyre viteve, Varane ka fituar plot 16 tituj me klubin mbretëror, duke përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Ligën.