Këngëtarja

Vanesa Doçi debuton në tregun turk me “Çok Kötüymüşsün”

Motra e Aida Doçit, Vanesa ka debutuar në skenën muzikore turke.

Vanesa Doçi ka publikuar këngën e parë në gjuhën turke me titull “Çok Kötüymüşsün”.

Kësaj kënge, ajo ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ndërsa tekstin dhe muzikën e ka bërë Hüseyin Kağıt, kurse mix/masterin Emre Kıral.

Këtë projekt e ka publikuar labeli “Dark’n Dark Music”, në menaxhimin e të cilit Vanesa është që prej tani.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e parë të Vanesa Doçit me titull “Çok Kötüymüşsün”

Shpërndaje