Van der Vaart me fjalë të rënda për Maguire: Si ai ka shumë në ligat amatore

Rafael van der Vaart sulmon hapur mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, duke e etiketuar amator lojtarin anglez.

Maguire luajti 90 minuta të plota në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” arritën të ndalnin Liverpoolin në një barazim 1-1. Ish ylli i Tottenhamit, Van der Vaart duket se nuk e kapërdin dot faktin që United shpenzoi 80 milionë paundë për ish-mbrojtësin e Leicester Cityt.

Duke folur për Ziggo Sport (medie holandeze, ai tha:

“Ai mund të bëjë diçka, por nëse ka kushtuar kaq shumë, Virgil van Dijk atëherë vlen 300 milionë paundë. Nëse do të luaj me amatorët të dielën pasdite, do të gjej lehtësisht tre që mund ta bëjnë atë që bën Maguire. E kam fjalën seriozisht. Mund të më merrni për budalla, por unë vërtet mendoj kështu”.

Nuk është hera e parë që Van der Vaart lëshon shigjeta ndaj Maguire. E ka kritikuar performancën e tij edhe në skenën ndërkombëtare gjatë Ligës së Kombeve.

loading…