Valverde sot largohet nga Barcelona?
Drejtuesit e Barcelonës janë në takim për të vendosur fatin e trajnerit Ernesto Valverde.
Valverde është larguar nga qendra sportive e Barcelonës.
“Mundo Deportivo” raporton se trajneri nuk gjendet në zyrat e klubit e as në fushat sportive të gjigantit katalan.
Drejtuesit e Barcelonës janë në takim për të vendosur fatin e trajnerit derisa spekulohet se sot mund të jetë dita kur Valverde do të shkarkohet nga detyra.
Në pritje të një lajmi zyrtar nga klubi, Valverde ka udhëhequr stërvitjen e sotme dhe është larguar nga qendra sportive e klubit katalan.
Por, a do të rikthehet sërish si trajner i Barcelonës, kjo do të mësohet sot.