Valon Syla

Valon Syla: Vjosa Osmani është djegur nga LDK, dhe tash edhe nga VV

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që do të marrë mbi 50% të votave në zgjedhjet e reja, dhe kështu po e vendosin edhe disa sondazhe që janë publikuar së fundmi.

Por këtë nuk e besoj gazetari dhe publicisti, Valon Syla, i cili shprehet i bindur se Albin Kurti nuk mund ta thyejë kurrë rekordin e Ibrahim Rugovës.

“Në bazë të sondazheve PDK po del 23% – 26%, VV 36%-38%, edhe pse thonë edhe 51% por Rugovës besoj që nuk do t’ia thyejë askush rekordin, që në kulmin e karrierës i kishte marrë 46%. Kurrë Kurti nuk mundet me prek imazhin e Rugovës”, ka deklaruar Syla

Ai më tej ka thënë se Vjosa Osmani është djegur nga LDK, dhe tash edhe nga VV, sepse sipas tij VV po e përdorë për destabilizimin e LDK-së.Syla më tej ka thënë se nuk beson që Osmani do të jetë numri dy në listën e VV-së.“Nuk besoj që Vjosa Osmani mund ta kapërcej Albulena Haxhiun ose forumin e grave. E shoh problematike që Vjosa, Albulena (Haxhiu), Mimoza (Kusari-Lila), Fitorja (Pacolli) me qenë me një shtëpi, është një gacë e pashkrepur”, ka pohuar ai.