Valon Syla: Vjosa Osmani do të përfundojë si Mimoza Kusari-Lila

Gazetari, Valon Syla ka folur edhe një herë për Vjosa Osmani e cila do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit si pjesë e listës së Vetëvendosjes.

“I pari kam thënë se Vjosa Osmani do të përfundojë në një formë të listës si Mimoza Kusari, e cila për dallim prej Vjosa Osmanit bile e ka pasur partinë e regjistruar”, tha Syla në Pressing.

“Kalibri i saj si politikane, si numër i votave, si potencial politik, është i atij niveli pak a shumë dhe pa marrë parasysh që ka qenë një politikane e votuar në një listë ku krejt LDK’ja e ka qit përpara ajo nuk do të thotë që do të jetë e votuar në një subjekt të vetin apo në një parti ku përkrahësve të LDK’së nuk iu shkon dora me votuar”, shtoi ai.

“Gjithçka që ka folë deri më sot, dul një rren e madhe. Beso në Vjosën i ra dmth mos beso në LDK, Guxo me Vjosën i ra mos me guxu me themelu parti dhe me ‘aderu” në VV, pra është aderim”

Ajo që ka fitu Vjosa Osmani me këtë aderim është që ajo thjesht e ka zënë vendin e kandidatit tpër president në VV dhe bashkë me Albin Kurtin po mundohen të krijojnë një projeksion ku Albin Kurti është kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente, do të thotë do të fitojmë 70 për qind të votave. VV është e vetëdijshme se nuk i ka 70 për qind por me këtë taktikë po e fsheh një pyetje që votuesi militant ia bën Albin Kurtit: Me kë do ta bësh qeverinë?”, shpjegoi Syla.