Valon Syla tregon se çka i bie fjala “gërrnaç”

Gazetari Valon Syla ka shpjeguar çfarë ka dashur të thotë me fjalën ‘gërrnaq’ me të cilën i quajti diasporën.

Syla tha se gërrnaç është term për persona të pakënaqur që nuk i gëzohen as të mirës e as të keqës.

“Gërrnaçi në esencë është një tip që jeton në disaporë e mendjen e ka në Kosovë është dicka që jeton në mes Gjermanisë, Zvicrës, Kosovës. Shihen më së shumti në rrjete sociale si komentues të vrazhdë dhe fjalën e parë e kanë që të shajnë me nanë. Nga statistikat që i kemi pa, një pjesë e madhe e disaporës, këta gërrnaçat, jo krejt diaspora, janë shumë të dhunshëm. Unë askënd nuk e kam sha me nanë, kam pas cinizëm, humor, kritikë, po askënd nuk e kam sha me nanë, i kam pranu 3 mijë e 500 komente që më kanë sha me nanë”, tha Syla në Debat Plus.

“Gërrnaç është një term që unë e kam gjetur, janë persona të pakënaqur në diasporë që dëshirojnë të përmbushen qoftë me aktivizem politiko fetar, qoftë me aktivizëm të dhunshëm sikur rasti me mua, dhe unë këta i kam nda si gërrnaça. Pra janë persona që nuk i gëzohen as të mirës as të keqës, mbesin të pakënaqur gjithë, dhe në esencë janë të dhunshëm në fjalor”, shtoi Syla.