Valon Syla reagon pas konferencës së Naim Tërnavës: Hoxha e mori këtë detyrë sepse VV i ka 11 islamikë brenda

Gazetari dhe analisti Valon Syla e ka kritikuar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, i cili bëri thirrje që të ndërpritet greva në arsim, duke i thënë se s’ka ekspertizë që të flasë as për politikë e as për arsim.

Sipas tij, Tërnava e mori këtë detyrë shkaku i “11 deputetëve islamikë brenda VV’së”.

“Paska folë për protesta dhe për Qeveri se çka duhet me bo me greva në arsim SBASHKu dhe Albin Kurti. Po flet sikur Akademia e Shkencave në vendeve komuniste, e sidomos ata në Serbi që dalin me skenar-zgjidhje. Por te na Hoxha e ka marrë këtë detyrë se i kanë 11 islamikë brenda VV’së në Parlament si deputetë e që me ata koketon, politizon me këto deklarata, se as ata stë ngojnë më…”, ka shkruar ai.

Syla ka pyetur se pse Tërnava nuk foli për rastet e dhunimeve të të miturave e grupet islamike.

“Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës. Ti po i përzihesh politikës, por ata nuk tu përzien ty, dhe këtu fillon gabimi. Nevojën për protagonizëm mos e shëroni me politikë, boll i keni xhamiat. Skeni ekspertizë as për politika as për arsim. Lenani rahat qaty”, ka shkruar Syla.