Valon Syla për PSD-në: 15 vite e shajtët Thaçin e Veselin, sot po protestoni për ta

Analisti politik Valon Syla ka ironizuar me protestën që PSD’ja mbajti sot kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Sipas Sylës ata që 15 vjet e shajtën Thaçin e Veselin sot po protestojnë për ta.

“I keni sha qe 15 vjet. Tash ju paska ra në mend. Bravo, patriota të 2021shit”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Tash pas PSD’së për UÇK, Thaçin dhe Veselin në protestë, ka mbet me dalë veç edhe Përpa pêr Pr. Edhe kryhet. Selamet. I keni sha qe 15 vjet. Tash ju paska ra në mend. Bravo, patriota të 2021shit.

Kujtojmë, që aktivistët e PSD’së, sot kanë zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Dy aktivistë të kësaj partie fillimisht ndërprenë për disa minuta konferencën e Trendafilovës, me “filikaqa”./gazetametro.net