Valon Syla për Gold Ag dhe estradën: I kuptoj për linçimin ndaj meje, se mbajnë ymyt që në Rinora 4 fitojnë najsen

Gazetari dhe analisit, Valon Syla ka thënë se një pjesë e estradës ka nisur linçime ndaj tij. Sipas tij rasti konkret është rep-artisti Gold Ag.

Valon Syla sonte në një debat televiziv ka komentuar rastin e sulmit të djeshëm ndaj tij.

Ai ka përmendur edhe qasjen primitive të një pjesë të diasporës, duke thënë se edhe një pjesë e estradës që veprona the kanë nisur linçime ndaj tij.

Në rastin konkret, ka përmendur Gold Ag për të cilin thotë se e kupton përderisa fitimin kryesor e ka nëpër Rinora4 e klube të tjera atje.

“Estrada është në flirt të vazhdueshmë. Është e natyrshme që Labi të rroket me mu. E kemi rastin e Gold Ag që është pjesë e linçimit. Man ymyt që Rinor 4 fiton diçka dhe bëhet pjesë e kësaj. Estrada fiton pare dhe jeton nga zhvillimet në diasporë”, ka thënë Syla.

Valon Syla u sulmua dje fizikisht nga një person në qendër të Prishtinës.