Valon Syla: Kurti synon ta rrëzojë veten, mos e lejoni

Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti synon që ta rrëzojë qeverinë e tij.

Ai ka thënë se kjo gjë nuk duhet lejuar që të ndodh.

Sipas Sylës, Kurti ka qëllim që për rrëzimin e tij eventual ta fajësojë PAN-in.

“Ngoni se sjap këshilla as nasihate, jap veç koment politik. Por Albin Kurti po don me rrëzu vetën, se e ndëgjova mirë deklaratën e Fatmir Humollit ish LKÇK, VV e tutje që pe lyp rrëzimin e Qeverisë Kurti2 si deputet i VV’së. Mos e leni. Jepni përgjegjësi absolute Albin Kurtit, qysh e ka. Qysh e boni vetën shef të komisionit shëndetësor, shef i si sindikatave dhe shef absolut i Qeverisë së vet dhe i popllit rë Albin Kurtit. Por opozita, mos ja ndihmoni rrëzimin se del thotë PAN’i i ka fajet”, ka shkruar Syla.