Valon Syla komenton ministrat e Kurtit, tregon një batutë për Sveçlën

Valon Syla, gazetar, ka lëshuar një batutë në Pressing, teksa ka analizuar ministrat e përzgjedhur nga kryeministri Albin Kurti për legjislaturën e tetë.

“Xhelal Sveçla e merr detyrën më demode. Kur ish inspektor, dilshin bashkë me bager kishe pe thej një ndërtesë, e thejshin një ballkon.  Është një person totalisht qesharak”, satirizoi Syla.

Tutje, ai pati kritika edhe për ministra të tjerë, të cilët nuk i pa kompetent për detyrat që iu janë bartur.

“Donika Gërvalla është totalisht jo-kompetente. Mendoj që karakteri i saj është jashtë vendit. Liburn Aliun po ashtu e kemi parë në komunë të Prishtinës 4 vjet. Ka qenë një komunë plotësisht e stagnuar”, ka thënë ai.

Gazetari Syla po ashtu ka folur edhe për premtimet që dha Kurti në fjalimin e tij në Kuvend të Kosovës në sektorin e ekonomisë, përkatësisht atë të skemave sociale, të cilat i pa me skepticizëm.

“Zotimet e z. Kurti nuk përkojnë me kurrgjë me atë çfarë ka bërë këtyre viteve. Albin Kurti nuk i ka në dispozicion 700 milionë, mendoj që i ka ma pak, 400 milionë. Çka më vjen keq është që nuk u fol për asnjë investim kapital”, shtoi ai.