Valon Syla, opinionist, njëherit edhe gazetar, ka filluar ta sulmojë verbalisht mediumin lokal të Rahovecit, për të cilin po pretendon se i del në mbrojtje kandidatit për deputet nga radhët e VV’së, Visar Korenicës.

“Qe mediat lokale të regjimit VV. Këta janë me Korenicën… edhe keta tjerët. Rahoveci e din që Valon Syla ka respekt mas shumti se është komuna ma puntore në RKS”, ka shkruar Syla në Facebook-un e tij.

Në një lajm ku mediumi në fjalë pretendon se Syla i ka quajtur “jashtëqitje”, votuesit e Vetëvendosjes në Rahovec, gazetari ka reaguar përmes komentit, duke thënë “E din Rahoveci kush jam une”.

“Pse po rreni? Pse ky Rahoveci Press gjithmonë rren. E din edhe Rahoveci kush jam une. Mos u boni llaskuca. Se jeni ligë krejtë. Herë në zgjedhje komunale, herë në qëndrore. As deputet skeni. Çka po rreni kot. Klloshar”, thuhet në komentin e Sylës.