Gazetari e analisti Valon Syla, ka bërë listimin e dështimeve të qeverisë Kurti.

Sipas tij, tani që po hyjmë në muajin shtator, suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare në shkolla, çerdhe e rrugë, është i barabartë me 90 për qind.

Tutje ai vazhdon se inflacioni është i barabartë me 15 për qind, përderisa 60 mijë qytetarë gjatë mandatit të tij kanë ikur nga Kosova.

Ai në fund ka shkruar se Qeveria Kurti është më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarsisë.

“Qeveria Kurti më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Qe po hyjmë në shtator…

⛔️Suficiti i pashpenzuar i investimeve qeveritare ne shkolla, qerdhe, rruge = 90%

⛔️Inflacioni zyrtar = 15%

⛔️ Numri i qytetarëve qe kanë ikur nga Kosova gjatë mandatit të Kurtit = mbi 60,000

⛔️ Aplikimi për Këshill të Europës = një hajgare e harruar

⛔️ Pregaditjet për krizën e rrymës = zero

✅ Ditët e Kurtit të kaluar jashtë Kosovës pa sjellë asnjë investitor dhe asnjë njohje = mbi 50.

⁉️ Tash ja ka nis me paralajmëru luftë.

Ky rrenc nuk din dhe nuk don me qeverisë. Rezultatet flasin vetë. Qeveria Kurti më e dobët statistikisht që nga shpallja e pavarësisë.