Valon Syla: Atij që i vjen fatura e rrymës mbi 300 euro, kurrë VV-në s’ka me ta votu

Gazetari Valon Syla ka folur për vendimin që mori sot Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë.

Syla në Pressing të T7 tha se me këtë vendim, kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij kanë humbur 10 përqind të votuesve.

Syla tha se qytetarët që rrinë ndër batanije dhe ata që do të paguajnë rrymë mbi 300 euro, nuk do ta votojnë më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Albin Kurti sonte i ka humbur deri në 10 përqind me kërtë vendim Ai që hin ndër qebe dhe atij që i vie fatura e rrymës 320 euro dije që ai më kurrë Vetëvendosjen nuk ka me e votu. Deri tash VV ka qenë në rënie në lirë, tash jeni në topogan”, ka thënë Syla.