Kandidati i VV-së për kryetar të komunë së Ferizajit, Valon Ramadani së bashku me deputeten e VV-së, aktoren e famshme, Adriana Matoshi sot kanë takuar gratë e Ferizajt, shkruan Ballkani.info.
Ramadani ka thënë se grave duhet t’u ofrohen mundësi të mjaftueshme, që ta kapitalizojnë potencialin e tyre e të arrijnë rezultate të larta.
“Gratë janë të zonja e të suksesshme. Por atyre duhet t’u ofrohen mundësi të mjaftueshme, që ta kapitalizojnë potencialin e tyre e të arrijnë rezultate të larta. Ky është zotim i yni që do ta vëmë në praktikë përgjatë tërë mandatit tonë qeverisës”, ka thënë Ramadani.
Postimi i plotë:







