Valon Ramadani i VV-së e pranon humbjen në Ferizaj, e uron për fitore Agim Aliun

Kandidati i VV-së në Ferizaj, e ka pranuar humbjen kundrejt Agim Aliut të PDK-së. Për këtë edhe e ka uruar.

Postimi i plotë:

Votuesit e Komunës së Ferizajit kanë vendosur t’ia vazhdojnë edhe një mandat Agim Aliut. E uroj për fitoren.

Ende vazhdon procesi i numërimit dhe komisionerët e vëzhguesit, bashkë me të gjithë ne, do ta vazhdojmë punën që të garantohet secila votë.

Falënderoj çdo votues, dhe mirënjohje nga zemra për të gjithë aktivistët e mbështetësit që kanë dhënë maksimumin në fushatë. Vazhdojmë punën kudo ku jemi, në Asamble Komunale apo në Kuvend të Kosovës, në struktura partiake e shoqërore, për ta bërë më të mirën për shtetin, komunën dhe qytetarët.