Valon Berisha me dedikim prekës për gjyshen e ndjerë

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Ich bin Albaner’, në RTV Dukagjini.

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores në miqësore ndaj Gjibraltarit, nesër përballet me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Pjesë e Kosovës edhe në këto dy ndeshje është mesfushori i Lazios Valon Berisha, i cili po kalon nëpër një formë mbresëlënëse.

Pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tashmë Berisha është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës.

Berisha ka folur edhe për gjyshen e tij e cila ka ndërruar jetë më herët këtë vit.

“Ajo na ka mbajtur gjithmonë pranë vetes”, tha Berisha, përcjell Zëri.

“Shpresoj se gjyshja të shikoj se çfarë jam duke bërë dhe çfarë do të bëj më tej”, potencoi ‘gladiatori’ i Lazios.

loading…