Valon Berisha i plotë në fitoren ndaj Cremoneses, Lazio kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Mesfushori kosovar Valon Berisha ka luajtur 90 minuta në fitoren që Lazio e arriti ndaj Cremoneses për të arritur çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Lazio fitoi 4 me 0 me Patricin, Parolon, Immobilen e Bastosin që shënuan golat.

Më herët gjatë ditës, Napoli siguroi çerekfinalen duke mposhtur Perugian 2 me 0.