Valon Berisha flet për raportin me Kidën (VIDEO)

Para më shumë se një viti, mediat sociale vlonin me spekulime se futbollisti i Kosovës, Valon Berisha dhe këngëtarja e njohur Kida ishin në një lidhje.

Asokohe, asnjëra palë nuk pati reaguar dhe hovi i spekulimeve ra shumë shpejt.

I ftuar në Prive së fundmi ishte Valon Berisha, i cili adresoi për herë të parë dhe të fundit thashethemet e një lidhjeje me këngëtaren.

Ai thotë se e do shumë si vajzë dhe si artiste por për asnjë moment raporti i tyre nuk kaloi kufijtë e një shoqërie.

Ndiqni të plotë intervistën e tij në videon e mëposhtme. /Prive.al