Kosova vs. Malta

Valon Berisha: Elhamdurilah jam mirë dhe gati ta ndihmojë Kosovë

Valon Berisha është deklaruar i lumtur që është rikthyer te Kosova dhe i gatshëm për të ndihmuar kombëtaren e tij në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës zhvillon dy ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve, ku më 11 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Maltën, ndërsa më 14 tetor udhëton për t’u takuar me Ishujt Faroe.

Berisha nuk ka mundur të ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e para, atë kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.

“Jam i lumtur që jam rikthyer nga lëndimi, zgjati më shumë se që duhet, por tani Elhamdurilah jam mirë dhe po e marr vetën”, ka thënë mesfushori i Lazios për Super Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kishim një stërvitje të mirë. Me trajnerin e ri, skudra po rritet dhe unë vërejta që kemi kualitete. Edhe unë jam gati për me dhanë maksimumin për Kosovën”.