Valët e detit nxjerrin rreth 100 kg drogë në bregdet

Policia rumune gjeti dhjetëra pako me kokainë me peshë të përgjithshme prej rreth 100 kilogramëve, të cilat valët e detit i nxorën në brigjet e Detit të Zi, ndërsa kompetentët supozojnë se droga është pjesë e ngarkesës që ishte zbuluar në anijen që para rreth dhjetë ditëve u përmbys në Deltën e Danubit.

Sipas burimeve policore, pakot i gjetën qytetarët në plazhet e bregdetit rumun dhe i paraqitën në polici.

Policia në qytetin Konstancë i paralajmëroi qytetarët të mos i hapin pakot në plazh, sepse përmbajnë materie të rrezikshme.

Në brigjet e Detit të Zi në rrjedhë është një operacion i madh lidhur me kontrabandën e narkotikëve, me të cilën kryeson prokuroria, policia, xhandarmëria dhe kufitarët rumunë.

Autoritetet rumune para rreth dhjetë ditëve konfiskuan mbi një ton kokainë të cilësisë së lartë që ishte fshehur në anijen që u përmbys në deltën e Danubit, ndërsa atëherë u kumtua se policia kishte arrestuar dy serbë.

Çmimi i drogës së konfiskuar vlerësohet në 300 milionë euro.