Valentina Bunjaku e LDK-së: Me Qeverinë Kurti në Kosovë gjithçka është bërë e papërballueshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunajku-Rexhepi tha se qytetarët janë duke u përballur me krizën ekonomike dhe rritje të çmimeve prej atyre elementare e deri te karburantet, duke theksuar se jeta në Kosovë është bërë e papërballueshme.

“Normalisht që kemi krizë ekonomike. Qytetarët janë duke u përballur me krizën ekonomike me rritje të çmimeve prej atyre elementare deri te karburantet edhe materialet tjera. Andaj për qytetarët e Kosovës jeta është bërë e papërballueshme. Sa i përket rezervave shtetërore ministrja ka thënë se ka mjaftueshëm”, ka thënë ajo për ekonomiaonline.

“Ndërsa ka dalë lajmi se janë zhdukur 10 milionë euro dhe operatori nuk po dihet se ku është. Tani mbetet të merret prokuroria me këtë çështje. Gjithçka në Kosovë është bërë e papërballueshme. Zotëri Kurti nuk është takuar me dikë të rëndësishëm atje që mundet t’i sjellë favor Kosovës”, tha Bunjaku-Rexhepi.