Policia turke arrestoi pesë kryebashkiakë opozitarë në orët e para të së mërkurës. Ata arrestuan gjithashtu 17 të tjerë si pjesë e një hetimi mbi akuzat për korrupsion në qeveritë lokale të drejtuara nga Partia Popullore Republikane (CHP) e opozitës, transmeton Ballkani.info.
Të arrestuarit përfshinin një ish-deputet dhe tre kryebashkiakë të CHP-së nga provinca e Stambollit, si dhe dy të tjerë nga provinca jugore e Adanas, tha një zëdhënës.
Numri i përgjithshëm i zyrtarëve të Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës të arrestuar në provincën e Stambollit u rrit në nëntë, përfshirë kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili është gjithashtu rivali kryesor politik i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në garën për presidencën. Në Adana janë arrestuar gjithsej 11 kryetarë bashkie.
Hetimi i fundit u nis gjatë fundjavës, kur një gjykatë lëshoi urdhër-arrest për 47 zyrtarë të qeverisë lokale në lidhje me katër hetime të veçanta korrupsioni në Stamboll, njoftuan mediat lokale.
İstanbul Büyükşehir Belediyesi ve bazı ilçe belediyelerine yönelik yürütülen dört ayrı yolsuzluk soruşturması kapsamında gözaltına alınan 38 şüpheli, sağlık kontrollerinin ardından Çağlayan’daki İstanbul Adalet Sarayı’na sevk edildi. pic.twitter.com/eUgs4smy9t
— Nefes Gazetesi (@nefesgazete) June 3, 2025
Arrestimi dhe ndalimi i Imamoglu më 19 mars shkaktoi protestat më të mëdha në rrugë në Turqi në më shumë se një dekadë. Policia ka arrestuar që atëherë rreth 70 persona në bastisjet e mëpasshme mbi korrupsionin e dyshuar në qeverinë e qytetit të Stambollit, duke përfshirë sekretarin e Imamoglu dhe një anëtar të sigurimit të tij personal.
CHP ka emëruar Imamoglun si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Megjithatë, kandidimi i tij është subjekt i rezultateve të disa çështjeve gjyqësore dhe hetimeve. /Ballkani.info/







