“Tavolina e mërzisë” quhet kënga e Elvana Gjatës, e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në një emision në një nga televizionet tona dhe u pyet nga moderatori se përse nuk bashkëpunoi më herët me Elvanën, por, pikërisht tani.

“Se atëherë nuk kam qenë tu fol me Valdrinin” janë fjalët e Armendit.

Kjo gjë nënkuptoi se shoqëria që Valdrin Sahiti e ka me Elvana Gjatën ka qenë shkaktare që Armendi dhe këngëtarja nga Shqipëria të mos bënin këngë bashkë.