Vajza

Valdrin Sahiti tregon për herë të parë fytyrën e vajzës

Kjo është Bella, vajza e Valdrin Sahitit dhe Edita Ramadanit.

Dizajneri i njohur shqiptar ka pak muaj që është bërë baba.

E megjithëse ai dhe bashkëshortja e tij, modelja Edita Ramadani shpesh e kanë shprehur se sa lumturi i ka sjellë vajza në jetën e tyre, ata asnjëherë nuk e kanë treguar fytyrën e Bellës së vogël.

Këtë herë me anë të një videoje, vetë Valdrini ka zbuluar se si duket Bella, e që sigurisht është një bebe shumë e ëmbël e rrethuar me lodrat e saj në shtratin që prindërit kanë përgatitur për të.