Valdrin Sahiti i pakapshëm edhe për Beyonce, Elvana thotë se e kërkonte qe sa vjet

Lajmi që Valdrin Sahiti ka veshur Beyoncen, u bë publik nëpër rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur botërisht u shfaq papritur në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California të shtunën, me një fustan të kuq saten që të linte pafjalë me dekoltenë e tij.

Beyonce tregoi se ia beson look-un e saj një stilisti me përvojë siç është Valdrini, por historia nuk mbetet me kaq.

Elvana Gjata ka treguar se Beyonce ka 3 vjet që kërkon të vishet nga Valdrin Sahiti.

Në një postim në Instagram, ku lavdëron mikun e saj stilist, këngëtarja thotë se Beyonce “ka 3 vjet që e do, e kërkon dhe sot më në fund shkëlqen me Valdrin Sahiti”.