Ditëlindje

Valdrin Sahiti feston ditëlindjen, gruaja i kërkon falje për një gjë por ia kompenson

Valdrin Sahiti po feston sot ditëlindjen e tij të 32-të.

Ai është dizajneri më i kërkuar i vendit, por përveç biznesit të suksesshëm, Valdrin Sahiti ka edhe një familje shumë të lumtur.

Me rastin e 32-vjetorit të tij, bashkëshortja Edita Ramadani i ka bërë një postim të bukur, por edhe i ka kërkuar falje për diçka, përcjell Gazeta Express.

Ajo ka shkruar se si nuk ka mundur t’i realizojë udhëtimin e ditëlindjes këtë herë, por që udhëtimi ishte i pamundur për shkak të vajzës së tyre e cila do përkujdesje.

Edita gjithashtu ka shkruar se do t’ia kompensojë në mundësinë e parë, ndërsa ajo duket se e ka bërë këtë me anë të një torte që i ka përgatitur, ku vë në fokus familjen dhe se sa baba e bashkëshort i devotshëm është ai./Gazeta Express