Valdrin Mustafa lë Shqipërinë, i bashkohet Kosovës?
Valdrin Mustafa ka vendosur të largohet nga Shqipëria U21, për t’iu bashkuar Kosovës.
Lajmin e jep si të konfirmuar ‘Kosovan Football’, si në Facebook, po ashtu edhe në Twitter.
Mustafa është 21 vjeçar, dhe është pjesë e Hannoverit.
Ai këtë sezon, është paraqitur për skuadrën e dytë të Hannoverit,.
Valdrini do t’i bashkohet Kosovës U21 për ndeshjet e shtatorit.
Kujtojmë se në shtator Kosova përballet me Anglinë në udhëtim, dhe me Shqipërinë në Kosovë.
loading…