Valdete Daka përplaset me Sami Kurteshin e VV’së, tenton ta politizon mbledhjen e KQZ’së

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot kanë mbajtur mbledhjen e radhës, ku anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ka politizuar mbledhjen duke dalur nga temat e rendit të ditës dhe përmendur zgjedhjet në Podujevë.

Kurteshi ka marrë fjalë në mbledhjen e KQZ’së dhe ka kërkuar që në rend dite si temë diskutimi të jetë edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Podujevës.

“Ka ardhur koha që të flasim rreth zgjedhjeve në Podujevë të shtyra muaj më parë. Ne jemi trup politik dhe çdo gjë këtu është politike dhe nuk e shih që ta vëmë në konotacion negativ”, tha Kurteshi

“Sa i përket shtyrjes dhe rekomandimit, atëherë e kemi marr një vendim të drejtë. Mirëpo, sipas ligjit, ne atëherë e kemi bërë një lëshim që i kemi shtyrë zgjedhjet pa një datë të caktuar. Ky ka qenë një gabim. Caktimi i datës vjen nga zyra përkatëse e presidentit. Unë po propozoj që ta diskutojmë”, tha Kurteshi.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, e cila tha se nuk ka për çfarë të diskutohet në lidhje me zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe të mos politizohet kjo çështje.

“Është politizim i asaj çështje, sepse ne jemi institucion që organizon zgjedhje, kur kërkohet prej neve ne do i mbajmë ato zgjedhje. Ne nuk i kemi shtyrë zgjedhjet dhe as nuk i caktojmë”, tha Daka.

Me këtë nuk është pajtuar as Sami Hamiti nga LDK, i cili tha se nuk është e arsyeshme që të bëhet ky diskutim kur nuk është në kompetencë të saj.

KQZ sot po diskuton dhe ka këto pika të rendit të ditës, Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim: – Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike; – Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike; – Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit; – Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor; . Këshilli për Çështje Ligjore: – Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë;  Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm.