Valdet Nuraj është një nga figurat e angazhuara prej vitesh në jetën publike dhe shoqërore në Deçan, duke ndërtuar rrugëtimin e tij mbi shërbimin ndaj qytetarëve, veteranëve dhe ruajtjes së vlerave të luftës çlirimtare.

Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjar i përkushtuar dhe baba i tre fëmijëve, Nuraj thotë se motivimi i tij kryesor mbetet angazhimi për një të ardhme më të mirë për vendin dhe brezat e rinj.

Që nga përfundimi i luftës, ai ka qenë për më shumë se 20 vite pjesë aktive e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke punuar pranë bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe kategorive të dala nga lufta.

Sipas tij, mbështetja për këto kategori nuk është vetëm detyrë institucionale, por obligim moral dhe kombëtar.

Gjatë viteve, Nuraj ka marrë pjesë në organizime, protesta dhe aktivitete qytetare në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së, si dhe në homazhe e përkujtimore për të rënët për liri.

Në mandatin 2019–2023 ai ishte pjesë e Asamblesë Komunale në Deçan, ku u rendit ndër kandidatët më të votuar. Ai thekson se gjatë këtij mandati ka punuar për transparencë, përfaqësim qytetar dhe adresim të nevojave të komunitetit.

Aktualisht, Valdet Nuraj ushtron detyrën e menaxherit të Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan dhe njëkohësisht shërben si sekretar i Zyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Ai beson se politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve dhe jo privilegj personal, ndërsa zotohen se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e vlerave të luftës, përkrahjen e veteranëve, zhvillimin kulturor dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Në zgjedhjet e7 qershorit, Valdet Nuraj garon në listën e AAK’së për deputet dhe mban numrin 102.