Drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, është shprehur se pandemia na ka mësuar se çdo herë kur s’ka respektim të masave numri me të infektuar është rritur.
Ai i pyetur për mundësinë e rritjes së numrit më të infektuar pas tubimeve që janë mbajtur gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë se një gjë është vështirë të parashikohet, por ka thënë se mosrespektimi i masave ka rritur numrin me të infektuar.
“Është e vështirë të parashikohet sa do të kemi rritje të numrit të rasteve të reja të infektuara, megjithatë pandemia na ka mësuar se çdo herë kur ka mosrespektim të masave dhe mund të pritet një numër i madh i të infektuarve sidomos grumbullimet e njerëzve në masë të madhe në mjekësi njihet si super shpërndarës i infeksionit ne po e përcjellim situatën epidemiologjike me vëmendje dhe varësisht nga situata që do të paraqitet ne do të kundër përgjigjemi. Sidoqoftë u bëjë thirrje qytetarëve që ti respektojnë masat anticovid në veçanti të vazhdojnë të bartin maska dhe të ruajnë higjienën”, shtoi Krasniqi.
Sipas tij, situata me pandeminë momentalisht është e menaxhueshme Ai tha se në të gjitha spitalet janë të shtrirë 485 pacientë, ku prej tyre 336 janë me oksigjenoterapi.
Krasniqi theksoi se 26 prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht situata me pandeminë covid19 është e menaxhueshme dhe që nga fillimi i muajit janar ne kemi një situatë shumë më të favorshme nga aspekti epidemiologjik ku numri i rasteve të reja të infektuara ka arritur të stabilizohet rreth 300 në ditë ashtu edhe sa i përket aspektit klinik të të prekurve nga covid19. Aktualisht në spitalet tona kemi 485 pacientë të shtrirë në ditën e sotme prej tyre 336 janë me oksigejnoterapi ndërsa tek 26 paraqitet gjendja shumë e rëndë. pra numri it ë shtrirëve në klinikat tona është shtrirë rreth 500 ndonjëherë edhe më shumë ndonjëherë më pak”, shtoi Krasniqi.
Sipas tij, menaxhimi klinik i rasteve të prekura me covid19 konsiston në tri drejtime, sigurimin e shtretërve, sigurimin e stafit të nevojshëm mjekësor dhe sigurimin e barnave dhe materialit shpenzues.







