Valbon Krasniqi dorëhiqet nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së

Valbon Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Demokracia.com mëson se Krasniqi ka dhënë dorëheqje sot pas raportimeve se pritet shkarkimi i tij.

Demokraci.com ka raportuar javën e kaluar se pritje shkarkimi i Krasniqit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së në mbledhjen e javës së kaluar ka shqyrtuar raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit. Ky raport është cilësuar si i kualifikuar dhe i njëjti ka nxjerrë disa parregullsi në menaxhimin e buxhetit dhe kontratave në SHSKUK.

Krasniqi e ka mbajtur zyrtarisht këtë pozitë që nga 10 shkurti i vitit 2021, ndërsa disa muaj më herët ushtroi detyrën e drejtorit të ShSKUK-së, pas largimit të Basri Sejdiut.

Demokracia.com ka provuar të kontaktojë me Valbon Krasniqin, por nuk ka qenë i qasshëm.