Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani në garë për drejtor të SHSKUK-së

Është mbajtur testi me shkrim për kandidatët për drejtor të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Nga katër kandidatët: Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Valbon Krasniqi dhe Basri Lenjani, kanë marrë pjesë vetëm këta dy të fundit.

Krasniqi në vlerësimin e komisionit ka marrë 34 pikë nga testi me shkrim kurse Lenjani 19.

Nesër me datë 04 shkurt do të mbahet intervistimi me gojë për kandidatët.