VALA me probleme teknike, Telekomi u kërkon falje konsumatorëve

Telekomi i Kosovës njofton se për shkak të disa problemeve teknike të shfaqura në sistemin operativ të VALA-s gjatë ditës së sotme, janë evidentuar kohë pas kohe pengesa në komunikim dhe si pasojë komunikimi nuk ka qenë i mundur në disa shërbime në rrjetin mobil të VALA-s në disa zona të caktuara.

“Ekipet teknike janë duke bërë përpjekje maksimale që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ta rikthejnë funksionimin normal të gjitha gjithë shërbimeve si në gjendjen e mëparshme, për të siguruar komunikim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët tanë. Edhe një herë Telekomi i Kosovës u kërkon falje dhe mirëkuptim të gjithë konsumatorëve, të cilët mund të kenë vështirësi eventuale në Komunikim!”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës. /Ballkani.info/

loading…